17 maji shënon Ditën Ndërkombëtare të Hipertensionit, e cila ka një përhapje të madhe në botë, ku çdo vit shënon 1.9 milionë të vdekur.
Problemi më i madh që haset në lidhje me këtë sëmundje është se shumica e personave që vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut nuk janë në dijeni të saj.
Hipertensioni paraqet simptoma si dhimbje koke, marramendje, pagjumësi, etje, dobësi muskulore dhe humbje ekuilibri. 40% e të sëmurëve me tension rrezikojnë të pësojnë hemorragji cerebrale dhe 16% e tyre infarkt në zemër.
Liga Botërore e Hipertensionit ka iniciuar Ditën Botërore të Hipertensionit që nga viti 2005 duke pasur si qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për shkaqet dhe pasojat e presionit të lartë të gjakut.
Dhënien e informacionit sesi të parandalojmë presionin e lartë të gjakut dhe komplikimet e lidhura me të.
Inkurajimin për të rritur kontrollin ndaj presionit të lartë të gjakut dhe për të ndjekur këshillat e profesionistëve të kujdesit shëndetësor.
Inkurajimin e vetëkujdesit për të parandaluar presionin e lartë të gjakut.
Matjen e presionit të gjakut nga të gjithë.
Nxitjen nga autoritetet kombëtare dhe lokale për të krijuar mjedise që mundësojnë sjellje të shëndetshme./TV Malisheva