Mijëra qytetarë, aktivistë, përfaqësues politikë, këngëtarë e fytyra tjera publike kanë protestuar sot me kërkesat mbrojtje dhe siguri nga shteti për vajzat dhe gratë, pas rastit të dhunimit të 11-vjeçares nga pesë persona.
Arbër Gumnishta, që njihet edhe si Dj Dagz, shprehet i brengosur në lidhje me rastin. Ai thotë se përveç atyre që e kanë bërë këtë krim, duhet marrë masa edhe për të tjerët që i përkrahin të njëjtit.
Gumnishta: Në jetë të lirë janë edhe shumë njerëz që mendojnë njëjtë si pesë personat tjerë
“Është një rast që nuk duhet me ndodh prapë në vendin tonë. Një prej arsyeve që kam dal në këtë protestë është që përveç atyre pesë personave që e kanë bërë këtë krim, kam parë në rrjete sociale shumë njerëz që vazhdojnë t’i përkrahin këta pesë njerëz me fjalë shumë banale. Në jetën e lirë përveç atyre që besoj kanë me u dënu me dënim maksimal, në jetë të lirë janë edhe shumë njerëz që mendojnë njëjtë si ata, është diçka që më brengos”, tha ai.
Gumnishta, i cili është në pritje për t’u bërë prind, dhe shprehet i shqetësuar për rrethanat në të cilat po rriten fëmijët.
Gumnishta: Nuk kisha pas qejf që vajza jem me pas kësi probleme në të ardhmen
“Unë vet jam t’u prit me u bë prind dhe mundet me qenë çikë dhe nuk është që kisha pas qejf që çika jem me pas kësi probleme në të ardhmen në gjithë jetën e saj”, tha ai./TV Malisheva