DJ PM dhe Dagz janë ndër më të kërkuarit në Kosovë e Shqipëri kur bëhet fjalë për klube e ndeja të ndryshme. Dyshja ishte e ftuar në emisionin Sonte në T7, me ç’rast diskutuan për tema të ndryshme.
Një rrëfim i Dj PM ishte çfarë më së shumti bëri përshtypje. Pajtimi tregoi se ka frikë të fle vetëm dhe se çdo herë duhet të jetë i shoqëruar nga dikush.
Për më tepër, ai thotë se prindërit e tij duhet ta mbajnë derën hapur gjatë gjithë natës kur shkon në vizita te ta.
“E kam një listë te shokëve që i thirri me bujtë edhe çdo natë vjen njani se sguxoj me flejt vet”, është shprehur ai.
Pajtimi thotë se nga kjo vuan qysh kur ka qenë fëmij.
“Nuk e di saktë prej kur, po mduket që kët e kam prej kohës t’luftës”, thotë dj i njohur PM