Ka përfunduar derbi anglez mes Manchester United dhe Manchester Cityt, ku pikët e plota i ka arkëtuar skuadra e Erik Ten Hag.

Pas plot 90′ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Old Trafford”, Manchester United ka shënuar fitore tejet të rëndësishme 2:1 kundër rivalit të qytetit, dhe kampionit anglez, Manchester Cityt, raporton TV Malisheva.

Fillimisht, rezultatin i pari e zhbllokoi anësori, Jack Grealish i cili në minutën e 60′ shënoi për ta kaluar Cityn në epërsi prej 1:0.

Ndërkaq, United arriti ta gjejë golin e parë të ndeshjes në minutën e 78′, ku Bruno Fernandes shënoi për ta barazuar rezultatin në 1:1.

Por, United nuk u ndal me kaq pasi që katër minuta më vonë e gjeti edhe golin e epërsisë përmes Marcus Rashford, i cili shënoi në minutën e 82′ për 2:1, gol ky i cili rezultoi të ishte i fundit dhe i fitores për “Djajtë e Kuq”.

Me pikët e reja, United i afrohet Cityt në vetëm një pikë në tabelë, ku zë vendin e tretë me 38 pikë, krahas Cityt që renditet i dyti në kuotën e 39 pikëve.

Rezultati final i ndeshjes, 2:1 në favor të United.

Share.