Djali i Adem Demaçit, Shqiptar Demaçi ka aderuar në PDK.
Kështu ka konfirmuar kreu i kësaj partie, Kadri Veseli përmes faqes zyrtare të rrjetit social “Facebook”.
“Shqiptar Demaçi, djali i simbolit të rezistencës sonë kombëtare, prej sot është pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës”, ishin disa nga fjalët e tashmë ish-kryeparlamentarit të Kosovës, derisa më poshtë mund ta lexoni statusin e plotë:
Adem Demaçi nuk u mposht asnjëherë. Ishte frymëzuesi më i madh për ne, brez pas brezi, në idealin e lirisë dhe rrugën e çlirimit. Bashkimin e shqiptarëve e kishte ideal jetësor, saqë edhe djalit ia kishte lënë emrin Shqiptar.Shqiptar Demaçi, djali i simbolit të rezistencës sonë kombëtare, prej sot është pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës.Ne jemi krenarë që jetuam në epokën e Adem Demaçit. Ne jemi krenarë që Shqiptar Demaçi, profesionist dhe personalitet shumë i respektuar, u bashkua me ne.