Shqiptar Demaçi, djali i veprimtarit Adem Demaçi ka thënë se imponimi i Bashkësisë Ndërkombëtare që të pranohet kjo Gjykatë Speciale, ende pa u akuzuar e dënuar shteti serb për aktet gjenocidiale- viktimat e invaliditetet, dhunimet seksuale e dëmet shpirtërore e materiale në Kosovë gjatë vitit 1998/99, ishte që në nismë i padrejtë, agresiv e i njëanshëm.

Ai ka shkruar në Favcebook se akuzat nga Prokurori i Gjykatës Speciale, vetëm e vetëm kundër ish luftëtarëve të UÇK-së, e këtyre ditëve edhe Thaçi e Veseli, janë orientime zhbëse e minuese të shtetit të ri të Kosovës.

“Shpresojmë të funksionojnë Ligjet e pashkruara të natyrës, aty ku njerëzit gabojnë qëllimisht”, ka shkruar ai./Tv Malisheva

Share.