Djali i Jakup Krasniqit, Arian Krasniqi, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook ka thënë me humor se koronavirusi ua lëshoi mjekrat vet Arianit dhe ish-kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqit.
Ariani tregoi me humor se në fillimin e pandemisë kishte vendosur së bashku me babain e tij t’i lëshojnë mjekrat. Megjithatë tash pandemia ua lëshoi këtyre dyve.
“Ne fillim te pandemise i leshuam mjekrrat me shume se zakonisht, eh keto dite pandemia n’a i leshoj neve”, ka shkruar Krasniqi.
Tutje, ai tha se virusi nuk po duket krejtësisht i lehtë, megjithatë shprehet i bindur se do ta kalojnë dhe se është i përballueshëm.
“Covidi po n’a sfidon, por sic ka ardh edhe do te shkon. Megjithese jo krejt i leht, por i perballueshem do te jete edhe per ne”, shkroi Krasniqi.