Djali i aktorit të njohur të humorit shqiptar ‘Qumilit’, njëherit edhe partneri më i shpeshtë i tij nëpër skeqet që i realizon Bim Radogoshi, është gjithashtu një personazh mjaft atraktiv për publikun.
Ai me paraqitjet e tij vazhdimisht kujdeset që të bëj publikun të qeshë.
Së fundmi, në këtë kohë pandemie, Bimi ka treguar se e ka shfrytëzuar kohën kur ka pasur të drejtë të dalë, që të vrapoj.
“Unë vrapova 5km sot, e qeni kish pi prom gjet naten”, ka shkruar me humor ai derisa kishte publikuar edhe fotografinë e një qeni të shtrirë me një birrë afër. /Tv Malisheva