Në një konferencë shtypi, të dielën e 19 prillit, kryeministri francez Edouard Philippe tha se rikthimi i Francës në normalitet do të jetë i ngadaltë.

Philippe deklaroi se tashmë Franca e ka kaluar kulmin e epidemisë, por vendi nuk do të kthehet shpejt në normalitet, në mungesë të një vaksine dhe trajtimi specifik.

Franca ka pezulluar të gjitha bizneset dytësore deri më 11 maj. Philippe tha se 11 maji nuk do të jetë fundi i mbylljes, por një fazë e re. Ai tha se masat pas 11 majit do të shpallen brenda dy javësh dhe do të bazohen në tre parime kryesore: distancimin shoqëror, testimin masiv dhe izolimin e njerëzve që kanë rezultuar pozitivë.

“Jeta jonë nga 11 maji nuk do të jetë si ajo e mëparshme, jo menjëherë, dhe ndoshta jo për një kohë të gjatë,” tha ai. “Do të duhet të mësojmë të jetojmë me virusin”.

Kryeministri tregoi se shkollat nuk do të rihapen në të gjithë vendin pas 11 majit dhe se vizitat në shtëpitë e të moshuarve do të autorizohen që nga e hëna, por do të kufizohen rreptësisht. Kontakti fizik nuk do të lejohet,

Deri më tani në Francë janë shënuar 19,718 viktima nga Covid-19 dhe janë infektuar 152,894 persona./ Tv Malisheva

Share.