UEFA ka rrethuar një datë të saktë për zhvillimin e finales në Ligën e kampioneve këtë sezon, 29 Gushtin që shpreson ta realizojë në të njëjtin stadium të programuar, me shpresën se emergjenca nga koronavirus do të marrë fund shpejt.

Vullneti i komitetit ekzekutiv në qeverinë e futbollit kontinental është të finalizojë kompeticionin.
Po punohet për të luajtur ndeshje direkte dhe një skenar me 4 më të mirët, por gjithçka do të varet nga zhvillimet shëndetësore mbi situatën e krijuar nga Covid 19. UEFA dëshiron të ketë prioritet kupat kontinentale më shumë sesa ligat kombëtare, dhe finalja e Champions do të luhet në 29 Gusht në stadiumin Ataturk të Stambollit, gjithnjë me shpresën se do të ketë tifozë.

Ky skenar do bëjë të mundur që të rinisë sezoni i ri në tetor dhe faza e grupeve do ta pasojë. Në 23 prill do të zhvillohet një takim virtual mes zyrtarëve të UEFA-s që do të përcaktojë dhe Formulën. Një turne që është lënë në hije, është dhe Europa Liga, për të cilin UERFA po mendon të zhvillojë finalen në stadiumin e Gdansk në Poloni, në 26 gusht./ Tv Malisheva

Share.