Shkenda Dubova ka treguar publikisht se kë e mbështet në garën për deputetë.
Shkenda Dubova në postimin e fundit që e bëri në llogarinë e saj në Instagram, ka folur për preferencat politike, shkruan lajmi.net.
Meqë jemi në prag të zgjedhjeve, këngëtarja ka treguar se në garën për deputetë e mbështet Mergim Lushtakun nga radhët e PDK-së.
“Në qoftëse po flasim për frymën e re dhe ndryshim, atëher unë mendoj se ti je kandidati qe ia vlen të na përfaqësosh! Do ta kesh votën time”, ka shkruar ajo.
Për ndryshe, sa i përket projekteve muzikore, Shkenda ka kohë që nuk është aktive në muzikë.