Të mërkurën, në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LDK’së, ajo do ta zyrtarizojë kalimin në partinë e Lumir Abdixhikut.
Burime të Gazetës Experess thonë se sot një javë, në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LDK’së, do të zyrtarizohet kalimi i zonjës Kica në partinë e Abdixhikut.
Zakonisht, deputetët e Opozitës i bashkohen pushtetit, por me rastin e zonjës Kica do të jetë ndryshe. Nga pushteti ajo do ta kalojë në Opozitë, pra në LDK.
Siç dihet, Doarsa Kica ishte lavdëruar për punën e saj në Komisionin për Media dhe sidomos për procesin e zgjedhjes së Bordit të RTK’së.
Ndryshe, Arben Gashi, Shef i Grupit Parlamentar të LDK’së, kishte thënë se janë disa deputetë që pritet t’i bashkohen partisë së Abdixhikut. Mbetet të shihet se kush do të jenë deputetët tjerë që do t’i bashkohen kësaj partie.
Të enjten, në një intervistë për emisionin “Pressing”, lideri i LDK’së kishte lënë të kuptohet se është i interesuar që ta sjell në parti zonjën Kica.