Anëtari nacionalist serb i Presidencës trepalëshe të Bosnje-Hercegovinës, Milorad Dodik, e ka uruar Presidentin francez, Emmanuel Macron për zgjedhjet, me ç’rast edhe e ka ftuar për të diskutuar për gjetjen e zgjidhjeve për krizën politike në BeH.

Dodik i dërgoi ftesë Macron-it pas fitores së këtij të fundit në zgjedhjet presidenciale, duke thënë se ndjehjet “i inkurajuar” nga deklarata e Macron-it se do të “avokoj për mbrojte të demoracisë”.

Dodik rikujtoi se edhe më 15 nëntor i kishte dërguar ftesë Macron-it.

“Jam i hapur për takime sa më shpejtë të jetë e mundur në vendin që propozoni dhe jam i gatshëm ose të jem neutral me përzgjedhjet tuaj, ose në njërën nga institucionet e juaja”, ka thënë Milorad Dodik.

Dodik tha se Franca është partneri më i rëndësishëm në politikën e jashtme dhe tregtar për Bosnje-Hercegovinën.

“Të kuptojmë dhe të mbështesim Francën dhe ty si udhëheqës është e rëndësisë së jashtëzakonshme në këtë kontekst”, ka thënë anëtari serb i presidencës së BeH-së.

Bota perëndimore e ka parë Milorad Dodikun dhe politikat e tij nacionaliste dhe secesioniste si problemin kryesor në Bosnje-Hercegovinë, për çka edhe është sanksionuar sistematikisht nga ShBA dhe vende të BE-së.

Milorad Dodik e quan Bosnjën shtet të pamundur, nga i cili edhe zotohet se do të shkëpusë entitetin serb “Republika Srpska”.

 /TV Malisheva

Share.