Policia e Korçës ka identifikuar dhe nisur procedimin penal ndaj një 54-vjeçari, i cili dyshohet si autor i zjarrvënies në pyllin e Vithkuqit, ku u dogjën mbi 20 hektarë me pisha, shkurre dhe bimësi të tjera.
Zjarri në këtë zgjati për tre ditë ndërsa për shuarjen e tij u angazhuan me dhjetëra forca zjarrfikëse, efektivë të forcave të armatosura, punonjës të njësisë administrative dhe banorë të zonës.
I dyshuari për këtë zjarrvënie është banor i Vithkuqit, ndërsa për momentin nuk jepen detaje nëse zjarri ka qenë aksidental apo i qëllimshëm./tch /TV Malisheva