Lindita Nikolla kryetare e Parlamentit të Shqipërisë ka njohur kryetarët e grupeve parlamentare me dosjen e AIDSKSH për një politikan të rëndësishëm i cili rezulton bashkëpuntor i ish Sigurimit të Shtetit.

Top Channel, raporton se në këtë dosje ndodhen dy dokumente. Njëra jo sekret tashmë e publikuar nga AIDSKSH dhe një tjetër me mbishkrimin sekret.

Gazetari Top Channel, Muhamed Veliu është njohur me përmbajtjen e dokumentit sekret. Sipas tij bëhet fjalë për një dosje sekrete e të dënuarit F.T. brenda së cilës gjendet dhe roli si bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit i I.M. AIDSKSH e ka gjetur dosjen, por që të procedojë më tej me vendim duhet që të ndryshojë ligji.

Pengesa që është vendosur në ligj është vendosur gjatë kohës kur Kryetar Kuvendi ishte vetë Ilir Meta. AIDSKSH i kërkon Kuvendit shfuqizimin e ndalesës për ta hapur këtë dosje dhe për të shpallur I.M zyrtarisht, bashkëpunëtor të sigurimit të shtetit./Top Channel/

/TV Malisheva

Share.