Euronews Albania ka sigurar dokumentin zyrtar të SPAK për akuzat e ngritura ndaj Sali Berishës, dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi dhe sipërmarrësit Fatmir Bektashi në lidhje me përfshirjen në çështjen “Partizani”.
Sali Berisha akuzohet për “Korrupsion pasiv i funskionarëve të lartë ose të zgjedhurve vendorë kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 260 dhe 25 i K.Penal”.
Jamarbër Malltezi akuzohet për “Korrupsion pasiv ne bashkëpunim Neni 260 dhe Pastrim i Produkteve në bashkëpunim me Fatmir Bekteshin, parashikuar neni 287 i K.Penal;
Fatmir Bekteshi akuzohet për “Korrupsion aktiv dhe pastrim produktesh ne bashkëpunim me J.M”.
Për Sali Berishën është vendosur masa e sigurisë detyrim paraqitje, ndërsa dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi është arrestuar për privatizimin e ish-kompleksit Partizani. Në pranga ka rënë gjithashtu trashëgimtari i truallit dhe ndërtuesi Bekteshi.
Kallëzimi është bërë nga ministri i Brendshëm, Taulant Balla, në lidhje me procedurat e ndjekura për privatizimin e pronës shtetërore “Klubi Sportiv Partizani” Tiranë. SPAK ka dy vite që ndjek hetimet.
Privatizimi i ish-kompleksit Partizani filloi në vitin 2008 dhe përfundoi në katër vite më vonë, në vitin 2012.
/TV Malisheva