Ka dalë nga shtypi sot libri “Trashëgimia Islame në Llapushë 1529-2020” e autorit, hoxhë Harun Shabanaj.

Ja njoftimi i plotë:

Të ndërur miq

Me knaqësi ju njoftoi se sot doli nga shtypi libri “TRASHËGGIMIA ISLAME NË LLAPUSHË 1529-2020”

Për hartimin e kësaj monografie kemi shqyrtuar dokumente, dëshmi, literaturë dhe deklarata të ndryshme.

Monografia ka 371 faqe ka tete kapituj të cilët sjellin shum detaje nga historia dhe jeta fetare islame në treven e Llapushës. Duke filluar me kontaktet e para te Llapushes me fene islame , ndërtimin e xhamive dhe mejtepeve dha shkatrrimin e tyre nga lufta e fundit në kosovë. Roli dhe kontributi i prijësve fetarë të kesaj treve në periudhat historike. Në këtë monografi jan përfshij 170 përsonalitete fetare biografia dhe kontributi i tyre.Poashtu, trashëgimin kulturore në këte trevë e kemi pasqyruar , me dokumente, libra, fotografi eksponante etnologjike, gurë mbi varre dhe mbishkrime orjentale.

Në fund një falënderim të veqant kam për familjen time e cila më ka perkrahur në cdo moment të jetës. Poashtu iu jem mirënjohes dhe iu shprehi konsiderata të vecanta ekipit Redaktues të Librit në përbërje të Kryeredaktorit shkencor z. Sabri Bajgora Kryeimam i Republekes se Kosoves.

Recenzentëve Profesor Dr. Fahrush Rexhepit Dekan i fakultetit te studimeve Islame ne Prishtinë.Prof Dr. Shkodran Imeraj bashkëpunëtorë shkencor në institutin e historis së Kosoves. Meliha Balla redaktore gjuhsore në Akademin e shkensave Albanologjike në Tiran dhe Dezajneres se librit Blerina Ali Kastrati.

Ju dëshiroi lexim të këndshem./ Tv Malisheva

 

Share.