Futbolli italian është forca dominuese në Ligën e Kampionëve këtë sezon, pasi dy nga katër skuadrat dhe tre nga katër trajnerët vijnë nga ky vend.

Sigurisht që do të ketë një finalist italian në Ligën e Kampionëve për herë të parë që kur Juventusi u mposht 4-1 nga Real Madridi në vitin 2017, sepse ka një gjysmëfinale tërësisht italiane, ajo mes Milanit dhe Interit .

Kjo është një përsëritje e gjysmëfinales nga sezoni 2002-03, e cila ishte gjithashtu një “Derby della Madonnina” ku kuqezinjtë fituan trofeun pasi mposhtën Juventusin me penallti në “Old Trafford”.

Megjithatë, ndikimi italian përhapet edhe në aspektin e trajnerëve, sepse Stefano Pioli dhe Simone Inzaghi janë bashkuar Carlo Ancelottit në katërshen finaliste, përcjellë KosovaPress.

I vetmi trajner i huaj i mbetur në kompeticion është Pep Guardiola i Manchester City, i cili kaloi një pjesë të karrierës së tij si lojtar në Serie A me Brescia dhe Romën .

Ancelotti është sigurisht kampioni në fuqi i Evropës pasi udhëhoqi Real Madridin për të ngritur trofeun sezonin e kaluar, duke mposhtur Liverpool-in në finale.

Ky dominim mund të mos jetë vetëm në Ligën e Kampionëve, pasi Juventusi dhe Roma mund të kalojnë sot në gjysmëfinale të Ligës së Evropës, ndërsa Fiorentina ka tashmë një këmbë në gjysmëfinalen e Ligës së Konferencës.

/TV Malisheva

Share.