Don Xhoni është tashmë një nga emrat më të përfolur në industrinë muzikore dhe mediat rozë natyrisht.
Sot reperi ka arsye për të festuar, pasi feston ditëlindjen e 21-të.
Doni ka menduar këtë ditën ideale për të sjellë gjithashtu një projekt të ri muzikor si dhuratë, pra i gatshëm edhe njëherë të thyejë rrjetin.
Përmes një postimi në Instastory ai ka falënderuar të gjithë ata që i uruan ditëlindjen në orët e para.
“Faleminderit për urimet edhe pse kanë kalu vetëm 15 minuta. Inshallah don Zoti vec shneten e kam e bashk me krejt juve shkojm nalt e ma nalt.
Urime Don Xhoni 21 vite o bir”, shkroi ai./TV Malisheva