Reperi nga Drenica, Don Xhoni, duket se ka thyer rregullat dhe masat antiCOVID.
Artisti i njohur mbrëmë (e hënë) ka realizuar një live në Instagram, përmes të cilit tregon se është gjobitur nga Policia e Kosovës.
I njëjti zbulon se ka thyer rregullat kundër coronavirusit pasi ka dalë në qytet gjatë orës policore.
Në një video që tashmë ka qarkulluar në rrjete sociale, Don Xhoni ka shtuar: “Respekt për Policinë e Kosovës, por jo edhe për atë që na dënoi”.
Mes shakave, Xhonatan Isufi (emri i vërtetë) thotë se sa herë që është në lëvizje dënohet nga Policia.
Me masat e reja të vëna nga Qeveria e Kosovës, ora policore fillon nga 22:00 deri në 05:00.
Gastronomisë i lejohet të punojë vetëm deri në 21:30./TV Malisheva