Mbrëmë u raportua gjithandej në portale dhe rrjete sociale se reperi kosovar, Don Xhoni është rrahur keq nga Finem dhe shokët e këtij të fundit.

Nuk shkoi as një orë dhe Don Xhoni përmes një video sqaron si qëndron e vërteta.

 

Reperi ka mohuar se është sulmuar dhe ka treguar se nuk ka qenë në Tiranë këto ditë, por në Drenicë.

Në videon e postuar nga vetë artisti, ai duket në gjendje shumë të mirë dhe pa asnjë shenjë, siç u tha se ai kishte marrë lëndime pas “përleshjes”.

Doni Xhoni është një ndër artistët më të ri të skenës së muzikës dhe po pëlqehet shumë nga shqiptarët anë e mbanë, por jo vetëm. /TV Malisheva

Share.