Së fundmi “Vëllai i Madh” i ka sfiduar banorët e BbV-së përmes së cilës është zbuluar jeta private e banorëve.Banorët duhej që të gjenin përgjigjet e sakta për pyetjet që kishin të bënin me njëri-tjetrin.

Një nga pyetjet ishte se sa ish-të dashura ka pasur Donald Veshaj dhe banorët donin të dinin nëse është fjala për lidhje serioze apo edhe të tjerat. Aktori i humorit tha që të shkruanin ato më serioze.

Iliri shkroi numrin 4, Einxhel tha 3, Beniada po 3. Dhe Donaldi konfirmoi përgjigjen e dy vajzave dhe i tha balerinit se “doli blof”./TV Malisheva

Share.