Pas ndarjes nga Trixa dhe këngës së tij dedikuar Borës, të gjithë janë kureshtarë të jenë në dijeni nëse Donald Veshaj dhe moderatorja kanë harruar të kaluarën dhe janë kthyer bashkë.
Ndonëse ende nuk i kemi parë publikisht të takohen dhe të sqarohen, burime për Kryefjala.com kanë zbuluar se Donaldi dhe Bora janë takuar.
Mësohet se Bora ka blerë një apartament afër Kodrës së Diellit, e pasditen e sotme poshtë banesës së saj është parë e parkuar një makinë tip Benz në ngjyrë blu, e cila sipas Kryefjalës është e Donald Veshajt, djali i cili krijoi një telenovelë ku protagonist kryesor ishte ai dhe simpatia për dy vajza Borën dhe Beatrix.
Ata kanë zgjedhur të takohen në shtëpinë e Borës, e nuk jemi të sigurt nëse ky është takimi i tyre i parë apo ka pasur dhe takime të tjera.