Bisedimet ndërmjet Milanit dhe Gianluigi Donnarummaës kanë mbetur pezull.
Palët nuk kanë patur një takim për të folur në lidhje me të ardhmen. Agjenti i Donnarummës, Mino Raiola, nuk ka takuar ende përfaqësuesit e klubit.
Gazetari i Sky Sport, Gianluca Di Marzio, bën me dije se bisedimet mes palëve u anuluan për shkak të siutatës së COVID-19 në Itali. Numri një i portës po mendon të largohet nga San Siro i shtyrë dhe nga agjenti i tij.
Drejtuesit duan që të rinovojnë me të, por deri më tani nuk sinjale pozitive. Kuqezinjtë po shikojnë dhe mundësinë e zëvendësimit të Xhixhit me një portier tjetër. Vera duket se do të vulosë të ardhmen e Donnarummës./ Tv Malisheva