Analistja politike, Donika Emini përmes një shkrimi në rrjetin e saj social Facebook ka thënë se qeveria nuk duhet të gënjejë në lidhje me procesin e vaksinimit.

Ajo ka thënë se nuk ka vaksina për personat që kanë terminë për të marrë dozën e parë të vaksinës dhe se po vaksinohen vetëm ata që kanë për ta marrë dozën e dytë të vaksinës.

Ajo është shprehur se qytetarët që po shkojnë me termine për t’u vaksinuar, po kthehen prapa në këtë mot të nxehtë, derisa qendrat e vaksinimit nuk po i informojnë ata për mungesën e vaksinave.

Shkrimi i saj i plotë:

QEVERIA NUK DUHET ME RREJT!!! Vaksina nuk ka, jo per doza te para. Dmth jane tu vaksinu vec te dytet. Qytetaret shkojne me termine e kthehen ne 40 grade celcius se as ekosova e as qendrat nuk lodhen e as nuk mundohen me ja dergu nji mesazh qytetarit e me i informu qe vaksinat nuk ekzistojne – vec rrenat po plot./TV Malisheva

Share.