Deputetja e AAK-së Donika Kadaj-Bjupi ka rezultuar pozitiv me Coronavirus.

Ajo përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se bashkë me dy fëmijët e saj kanë rezultuar pozitiv.

Postimi i plotë:

Të dashur miq,Dje kam rezultuar pozitiv në testin për Covid-19. Njëjtë sikur unë, edhe dy fëmijët e mi, Dardani e Doruntina. Prej se e kemi marrë testin jemi vetëizoluar dhe do të qëndrojmë kështu duke respektuar rekomandimet e IKShPK, të cilët i falënderoj për punën e pandalshme e të palodhshme.

Është momenti ta ruajmë njëri-tjetrin, duke ndjekur veç tre hapa: mbajtje të maskës, mbajtje të distancës dhe mbajtje të higjienës personale./Tv Malisheva

Share.