Këngëtarja e njohur Donjeta Morina ka prezantuar së fundmi projektin e ri muzikor.

“M’ke thy” mban titullin kënga e saj e re, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.

Tekstin e ka shkruar Bardhi, ndërsa producent ekzekutiv i këngës është Shkumbin Nebihu.

Videoja atraktive i është besuar produksionit “Imagine Films”.

Artistja shqiptare ndërkohë vjen me një paraqitje e stil të veçantë në këtë videoklip.

Theksojmë që Donjeta ka pak vite që numëron në skenë, por është një prej këngëtareve më të pëlqyera në treg. /TV Malisheva

Share.