Donjeta Sadiku tashmë i ka siguruar medalje Kosovës nga Kampionati Botëror i Boksit që po mbahet në Turqi.

Boksierja nga Kosova fitoi tri luftëra për të arritur në gjysmëfinale dhe tashmë do të kërkojë që ta arrijë në finale të këtij kampionati, raporton TV Malisheva.

Sadiku luftën e radhës do të zhvillojë më 18 maj dhe do të ballafaqohet me boksieren amerikane Ellis Rashida Shakilya.

Share.