PSG është eliminuar sërish në fazë të hershme nga gara më e madhe evropiane për klube, Liga e Kampionëve.
Më poshtë i keni disa intervista të lojtarëve të PSG-së dhe Bayernit.
“Jemi të zhgënjyer, jemi të zemëruar – është shumë zhgënjyese të largohesh nga Champions League”, tha Donnarumma.
Ai gjithashtu shtoi se nuk kishte keqardhje apo dyshim pë zgjedhjen e tij për t’iu bashkuar Paris Saint-Germain dhe asnjëherë nuk kishte dyshime.
Pyetjes se a ishte i lumtur që Milan kishte kaluar në çerekfinale ai iu përgjigj me Po, por se ishte krenar që ishte te PSG.
Trajneri i PSG-së, Christophe Galtier, ishte i pasigurt për të ardhmen e tij te kjo skuadër dhe se varej nga menaxhmenti e presidenti.
Kylian Mbappe tha se ishin të zhgënjyer me këtë rezultat por e vetmja gjë që ka rëndësi për të është që ta fitojë Ligue 1.
Thomas Müller: “Kundër Messit, gjërat gjithmonë shkojnë mirë në të gjitha nivelet për sa i përket rezultateve. Në nivel klubi, Cristiano Ronaldo ishte problemi ynë kur ishte në Real Madrid”.
/TV Malisheva