Futbollistja e KFF “16 Qershori”, Dorina Qorri është ftuar nga Përfaqësuesja e Kosovës U17 për ndeshjet kualifikuese “Uefa Womens Championship”, raporton TV Malisheva.
Ftesën e ka bërë të ditur vet klubi i futbollit “16 Qershori”, përmes faqes tyre zyrtare në Facebook.
“Lojtarja jonë Dorina Qorri ftohet nga Kombëtarja e Kosovës U17 për ndeshjet kualifikuese “Uefa Ëomens Championship”.Federata e Futbollit e Kosovës me Kombëtaren e Femrave U17, do të marrë pjesë në kualifikimet zyrtare “Uefa Ëomens Championship” të cilat do të mbahen në Kosovë nga data 23-29 Mars.”
Përmes këtij njoftimi treguan që për këto data futbollistja është liruar nga detyrat e klubit dhe i uruan suksese.
“Ekipi ynë pranon me kënaqësi kërkesën nga ana e Federates e Futbollit e Kosovës dhe për datat e caktuara liron nga të gjitha detyrat e klubit lojtaren tonë Dorina Qorri duke i ururar asaj dhe Kombëtares së Kosovës suksese në këto kualifikime”
Në këto kualifikime Kosova do t’i luajë tri ndeshje kundër: Gjermanisë, Austrisë dhe Sllovenisë.
Postimi i plotë:
Lojtarja jonë Dorina Qorri ftohet nga Kombëtarja e Kosovës U17 për ndeshjet kualifikuese “Uefa Womens Championship”Federata e Futbollit e Kosovës me Kombëtaren e Femrave U17, do të marrë pjesë në kualifikimet zyrtare “Uefa Womens Championship” të cilat do të mbahen në Kosovë nga data 23-29 Mars.Në këto kualifikime Kosova do t’i luajë tri ndeshje kundër: Gjermanisë, Austrisë dhe Sllovenisë.Ekipi ynë pranon me kënaqësi kërkesën nga ana e Federates e Futbollit e Kosovës dhe për datat e caktuara liron nga të gjitha detyrat e klubit lojtaren tonë Dorina Qorri duke i ururar asaj dhe Kombëtares së Kosovës suksese në këto kualifikime