Ylli norvegjez Erling Haaland pritet të largohet këtë verë nga skuadra gjermane Borussia Dortmund, kur edhe i aktivizohet klauzola e lirimit prej 75 milionë eurosh.
Dortmundi është i vetëdijshëm rreth interesimit serioz që shumë gjigandë evropianë e kanë shprehur për Haaland, ndërsa tani ka arritur ta gjejë edhe zëvendësuesin e yllit norvegjez.
Siç raportohet nga “Gazzetta dello Sport”, krerët e Borussia Dortmundit janë duke përgatitur një ofertë drejt Sassuolos për sulmuesin Gianluca Scamacca, si zëvendësues të Haaland.
Këtë sezon, Scamacca ka regjistruar nëntë gola në Serie A, ku një ofertë prej 45 milionë eurosh do të ishte e mjaftueshme për të siguruar shërbimet e sulmuesit 23 vjeçar./TV Malisheva