Për verdhezinjtë ky është dueli më i rëndësishëm në Bundesliga në 11 vitet e fundit, pasi fitorja i bën ata kampion të ri të kampionatit gjerman.
Dortmund është favorit i madh për ta fituar këtë ndeshje, derisa Mainz ka udhëtuar drejt Signal Iduna Park pa ndonjë objektivë, pasi nuk rrezikon rënien e as nuk është në garë për garat evropiane.
Vendasit synojnë të fitojnë tre pikët dhe ta festojnë titullin e nëntë në histori të klubit.
Formacionet zyrtare:
Borussia Dortmund: Kobel, Ryeson, Sule, Hummels, Guerreiro, Wolf, Brandt, Can, Malen, Adeyemi, Haller.
Mainz: Dahmen, Aaron, Kohr, Hanche-Olsen, Fernandes, Caci, Bell, Barreiro, Stach, Lee, Onisiwo.
/TV Malisheva