Borussia Dortmund konfirmon se Mario Gotze do të largohet këtë verë si një lojtar i lirë, ndërsa Milan, Lazio dhe Roma janë në mesin e klubeve të interesuara.
Reprezentuesi gjerman mbush 28 vjet muajin tjetër dhe kontrata e tij gjithashtu do të skadojë në fund të këtij sezoni.
Rinovimi apo qëndrimi te klubi gjerman nuk do të ndodh, pasi Gotze pritet të largohet në verë si lojtar i lirë.
“Mario do të largohet këtë verë”, ka thënë fillimisht drejtori i përgjithshëm i Dortmundit, Michael Zorc në Sky Sports Deutschland.
“Është një vendim që të dy palët kanë marrë pas diskutimit të situatës. Mario me të vërtetë është një djalë i mirë”, përfundoi drejtori i Dortmundit.
Milani është favoritë për të transferuar Gotzen, por gjithashtu besohet se ka interes në Serie A edhe nga dy klubet kryeqytetase, Lazio dhe Roma.
Karriera e tij ka qenë e mbushur nga dëmtimet dhe ai shënoi vetëm tre gola në 14 paraqitjet në Bundesliga këtë sezon. /Tv Malisheva