Ka përfunduar derbi tejet interesant mes skuadrës së Borussia Dortmundit dhe asaj të Schalkes, ku triumfues janë nikoqirët.

Pas plot 90′ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Signal Iduna Park”, Dortmundi e mposht Schalken me rezultat minimal 1:0, përcjellë TV Malisheva.

Golin e vetëm të ndeshjes, dhe të fitores për vendasit e shënoi Youssoufa Moukoko, i cili vulos rezultatin final 1:0 në minutën e 79′ të ndeshjes.

Me pikët e reja, Dortmundi ngjitet në pozitën e parë në tabelë në kuotën e 15 pikëve, krahas Schalkes që zë vendin e 14 në tabelë me vetëm gjashtë pikë të arkëtuara.

Rezultati final, 1:0 në favor të Dortmundit.

/TV Malisheva

Share.