Borussia Dormtundi e ka marrë edhe fitoren e dytë pas rikthimit të Bundelsigës që ishte ndërprerë shkaku i coronavirusit.
‘Verdhezinjtë’ e kanë mposhtur në udhëtim Wolfsburgun me rezultat 2-0 në kuadër të javës së 27 në ligën gjermane.
Golin e parë për mysafirët e shënoi Raphael Guerreiro në minutën e 32-të, ku u asistua nga Thorgan Hazard, për të shkuar kështu në pushimin e pjesës së parë me epërsi.
Edhe 45 minutëshi i dytë ishte më i mirë për Dortmundin, që krijuan disa raste për gol.
Por, ishte minuta e 78-të kur Acharf Hakimi e dyfishoi rezultatin për skuadrën e tij, me një shërbim mjaftë të mirë nga Jadon Sancho.
Më pas, vendasit mbetën me një lojtar më pak në fushë, pasi Felix Klaus (82′) u përjashtua nga loja me karton të kuq.
Pas javës së 27, Dortmundi gjendet në pozitën e dytë me 57 pikë, një më pak se Bayn Munich që është lider, gjersa në xhiron e 28-të do të takohet pikërisht me Bavarezët për kreun e tabelës./ Tv Malisheva