Borussia Dortmundi ka arritur të marrë një fitore mjaftë të vuajtur ndaj Fortuna Dusseldorfit në kuadër të javës së 31-të Bundesliga, me rezultat 1-0

Vendasit zhvilluan një lojë më të kujdesshme në pjesën e parë, duke u përqendruar më shumë në fazën defanzive, në mënyrë që të mos lejonin hapësira mbrapa.

Por, 45 minutëshi i dytë filloi më keq për ta, shkaku që Dortmundi insistonte të kalonte në epërsi.

Ishte minuta e 65-të kur Raphale Guerreiro i kaloi mysafirët në epërsi, mirëpo VAR e anuloi atë shkaku i lojës me dorë.

Por, ishte minuta e 95-të, kur Erling Haaland arriti të shënonte golin e epërsisë, duke i dhuruar kështu skuadrës së tij tri pikë të rëndësishme.

Pas javës së 31-të, Dusseldorfi është në vendin e 16-të me 28 pikë, ndërsa Dortmundi në të dytin me 666 sosh. /Tv Malisheva

Share.