Ilir Meta e quajti akt vetëvrasës shkresën e Autoritetit të Dosjeve që përmend emrin e tij në dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit.

Meta e cilësoi autoritetin e dosjeve të kriminalizuar teksa e cilësoi absurde që pas 30 e ca vjetësh të dalë që ai ka qenë pjesë e ish-sigurimit, ndërkohë që siç tha ai i kishte të gjithë filtrat që nga 92 kur u bë deputet.

“Pse bëhet kjo tani. Çfarë e ka shqetësuar këtë autoritet që të më thërriste nëse do kishin dyshimin më të vogël. U zbulua që pas 30 e ca vjetësh I.M., qenka ky njëri që është deputet që në mars ’92 dhe i është nënshtruar filtrave të të gjitha kohërave që nga ata të Berishës, që s’i kaloi gjysma e partisë ku bëja pjesë unë”, tha Meta. Sipas Metës, me këtë akt po synohet të zhvendoset vëmendja nga afera e inceneratorëve dhe skandalet e tjera të qeverisë.

/TV Malisheva

Share.