- Reklamë e sponsorizuar -

 

Gripi sezonal është një infekcion akut viral,transmetohet direkt nga një person i sëmurë tek tjetri përmes spërklave gjatë kollitjes ose teshtitjes dhe në mënyrë indirekte me prekjen e objekteve të kontaminuara me virusin e gripit sezonal,

Masat praktike që duhet ti ndërmerrni:

-Të evitohen sa është e mundur kontaktet e afërta me individë të sëmurë,

-Personat e sëmurë të qëndrojnë në shtëpi në mënyrë që të parandalohet përhapja e sëmundjes

-Të reduktohet numri i vizitave të familjarëve tek personat e hospitalizuar (SHSKUK, Spitalet rajonale)

-Të evitohen vendet e mbyllura dhe mbingarkuara me njerëz

-Ushqehuni shëndetshëm duke përdorë më shumë vitamina

-Bëni aktivitet fizik dhe gjumë të mjaftueshëm.

-Pastroni dhe dezinfektoni mjediset ku qëndroni

-Mbuloni hundën dhe gojën me një shami kur të teshtini dhe kolliteni dhe hidheni më pas në vend të sigurt,

-Lani duart shpesh me ujë dhe sapun, ose përdorni solucione duarsh me alkool

-Mos prekni sytë, hundën dhe gojën me duar të kontaminuar, pasi virusi përhapet në këtë mënyrë

-Pastroni dhe dezinfektoni sipërfaqet dhe objektet që mund të jenë kontaminuar nga virusi

-Konsultohuni me mjekun për mjekimin me barna kundër gripit, barnat merren vetëm me rekomandimin e mjekut;

-Medikamentet kundër gripit nuk kanë efekt parandalues, mund të përdoren vetëm nëse jeni të sëmurë me grip dhe të rekomanduara nga mjeku;

-Medikamente kundër gripit duhet të fillohen brenda 48 orëve të para të fillimit të sëmundjes për të pasur efektivitet të lartë;

-Medikamente kundër gripit mund ta bëjnë sëmundjen më të butë si dhe të shkurtojnë kohën e sëmundjes. Ato mund të parandalojnë edhe komplikimet e rënda që mund të vijnë nga gripi.

Masat parandaluese për përhapjen e virusit të gripit

-Mënyra më efikase për parandalimin e virusit të gripit sezonal është vaksinimi me vaksinën kundër gripit.

-Vaksinimi mbron vetë personin dhe ndihmon në parandalimin e përhapjes së gripit.

-Vaksinimi kundër gripit sezonal bëhet në muajt tetor–dhjetor por edhe gjatë tërë sezonit të dimrit.

-Efekti i vaksinës fillon 1 deri 2 javë pas marrjes dhe mbrojtja vazhdon rreth një vit pas vaksinimit.

-Instituti Kombëtar apelon te të gjithë qytetarët që të kenë kujdes ndaj gripit dhe të gjitha virozave të stinës.

VAKSINA KUNDER VIRUSIT TE GRIPIT SEZONAL NUK REKOMANDOHET:
1.Personave që kanë alergji në vezë,
2.Gjendja akute me temperatur,
3.Fëmijët nën 6 muaj
VEPRO,MBROHU NGA GRIPI SEZONAL

Dr. Drilon Gashi

- Reklamë e sponzorizuar -