SHPËTIM ZEQIR ROBAJ

(15.10.1957-30.09.1988)

Lindi më 15 tetor 1957, në Astrazup të Komunës së Malishevës, mësimet e para i mori në SH.F .”Meto Bajraktari “në Prishtinë, në atë kohë ishte shpërngulur  familja e tij .Shkollën e mesme e ka mbaruar në Gjimnazin “Sami Frashëri “(ish Ivo Llolla Ribar ), Kreu me sukses edhe Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë .

Ka punuar si mjek i praktikës së përgjithshme në Fshatin Tërpezë të Malishevës dhe Arllat të Drenasit .Ndërkohë pranohet në Klinikën e Kirurgjisë së Përgjithshme në drejtimin e Anasteziologjisë .Pasi kryen specializimin në Shkup dhe në Rijekë pranohet asistent i lëndës së Kirurgjisë së përgjithsme në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë .

Në vitet e 90-ta, pas dëbimit të puntorëve shëndetësor, Dr Shpëtimi hap ordinancen private “Galaksia “ qe në fillimin e luftës së UÇK-së, u vë në shërbim të përkujdesjës mjekësore në pikat shëndetësore dhe në spitalet ushtarake të luftës .

Shpëtim Robaj duke qenë mjek atdhetar dhe humanist i shquar qysh në fillimtë të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës shfaq ionteresim për të ndihmuar luftën dhe të plagosurit .Pa vonuar në kohë kontakton drejtuesit e UÇK-së, qysh në prill të 1998, në spitalin Ushtarak të Likocit të Drenicës. Ndihma e tij si anesteziolog në shërimin e luftëtarëve dhe eprorëve të UÇK-së ishte e pazëvendsueshme .

Nga tani dr .Shpëtimin e shohim në çdo vater lufte, te çdo luftetarë i plagosur, dr ,Shpëtimi së bashku me mjekë tjerë në shërimin e plagëve të Komondant Mujë Krasniqit , në shërimin e plagëve të dëshmorit të kombit Yll Morina , dhe shumë e shumë luftetarëve tjerë, Dr Shpëtimin me disa kolegë të tij e shohim  në shumë vende duke dhënë trajtim mjekësor si në Fshatin Krushec, Breshanc, Panorc, Gradicë,Senik , Gajrak dhe në shumë pika tjera shëndetësore .Dr Shpëtimi ka bërë hapin e parë edhe në angazhimin e personelit mjekësor në ndihmë të luftës dhe dhe luftëtarëve të lirisë, angazhimi i tij në këtë drejtim ka qenë i jashtëzakonshëm, sepse ai tashmë kishte vizituar dhe kishte ndihmuar të gjithat zonat e luftimeve .

Dr.Shpëtimi tash njihej me epitetin ” MJEKU I LUFTËS”  , po edhe si punëtor humanitar i cili mbante lidhje të ngushta me organiztatat “Kryqi i kuq “Mjekët pa kufij e organizata tjera që vepronin në Kosovë gjatë asaj kohe që shpërndanin barna dhe paisje medicionale ..

Me të dëgjuar lajmin mbi Masakren e Abrisë së Drenicës, dr,Shpëtimi me shokë ,mjekë kosovar dhe një ekip të Kryqit të Kuq të cilën e udhëhiqte Margaret Braison nga Zelanda e  Re, niset në drejtim të Abrisë me qëllim për t`i ndihmuar të plagosurit .

Më 30 shtator të vitit 1998, në Abri të Ulët , makina me të cilën udhëtonte dr.Shpëtimi bie në minat të cilat mina ikishte vendosur forcat armike serbe, nga shpërthimet e fuqishme Dr Shpëtimi merrë plagë të rënda vdekje prurëse ,pas vonimit të ndihmës, mjeku dhe humanisti Dr .Shpëtimi kishte ndërruar jetë .

Lajmi për rënien e dr Shpëtimit tronditi, familjen ,farefisin, miqtë  dhe kolegët e më se shumti luftetarërt e lirisë , pasi që ai ishte shpresa e tyre për shërimin e plagëve .Kjo rënie i dha krenari familjes sepse ai kishte rënë në krye të detyres si mjek I luftës së UÇK-së .

Për jetën e Dr .Shpëtimit është shkruar  në gazeta ,revista  dhe është botuar monografia e titulluar “Dr Shpëtimi shpëtimtar jete “ nga autorët ; Ilaz Metaj dhe Ali LLunji .

Lavdi jetës dhe veprës së Dr Shpëtimit !

Share.