Për Qeverinë e Kosovës, “drafti gjerman” për asociacionin përveçse draft është edhe pa autor, tha zëdhënësi i këtij institucioni Përparim Kryeziu.

Duke komentuar “draftin gjerman” që ka qarkulluar në media për sa i përket statutit të asociacionit, Kryeziu tha për KosovaPress se çdo asociacion që karakter themeltar ka etninë, bie ndesh me Kushtetutën dhe karakterin e shtetit.

“Qëndrimi jonë për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe është i njohur, i qartë dhe i njëjtë. Asociacione që karakter themeltar kanë etninë bien ndesh me Kushtetutën e Republikës sonë dhe vet karakterit e shtetit tonë. Për më tepër, komunitetet jo-shumicë kenë nevojë për integrim, jo izolim. Sa i përket dokumentit që ka qarkulluar sot në media, ai përveçse draft, është pa autor. Në anën tjetër ne jemi Qeveri e Republikës së Kosovës që kemi kushtetutshmëri dhe ligje të cilat i mbrojmë dhe respektojmë”, tha ai në një përgjigje me shkrim.

Share.