Nëse Kosova i pengon zgjedhjet, është e vështirë të flitet për vazhdimin e dialogut, tha Millovan Drecun. SHBA-të dhe BE-ja e humbën rastin për ta detyruar Kosovën të sillet në mënyrë racionale dhe të mundësojë votimin në referendum dhe tani është e vështirë të pritet që kryeministri i Kosovës Albin Kurti, të heqë dorë nga synimi i tij për të penguar zgjedhjet në Kosovë më 3 prill, tha ai.
Nga ana tjetër, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd ka bërë të ditur se është e rëndësishme që qytetarët në Kosovë, me të drejtë vote në Serbi, të mund të marrin pjesë në zgjedhjet që Serbia i ka shpallur për muajin prill.
Mirëpo, autoritetet e Kosovës nuk lejuan mbajtjen e një referendumi të fundit për ndryshimet në Kushtetutën e Serbisë, edhe në Kosovë.
Kryetari i Komisionit të Kuvendit të Serbisë për Kosovë, mendon se vizitat e Miroslav Lajçakut dhe Gabriel Escobarit në Prishtinë vetëm sa e shtuan paqartësinë kur është fjala për formimin e Asociacionit të Komunave Serbe.
Rezultati kryesor i Lajçakut dhe Escobarit është futja edhe më e paqartë, sepse Escobar nga njëra anë flet për mbrojtjen e Deçanit, respektimin e të drejtës së votës dhe formimin e AKS-s dhe më pas nënkupton bisedime të reja për AKS-në. BE-ja duhet të jetë status neutral dhe duhet të zbatohet marrëveshja e parë e Brukselit. Modeli AKS-s ekziston dhe nuk duhet kërkuar ndonjë i ri. Ata refuzuan ta marrin në konsideratë statutin”, shpjegon Drecun./TV Malisheva