Shkas për pritjen ishte çmimi,  ku ditë më parë nga  MKRS-ja , rapsodët legjendar Salih e Feriz Krasniqi, që quan këngën nga Drenoci i Malishevës ne Angli dhe u vlerësuan me vendin e parë, ku ministrja, Vlora Dumoshi iu  ndau, Çmimin për Veprimtari Jetësore në fushën e trashëgimisë kulturore .”Dea Dardanikae”( pas vdekjës). Këtë çmim e pranuan Naim Salih Krasniqi dhe Florim Feriz Krasniqi.

Ndërsa, sot drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Mazreku si dhe zyrtari për zhvillim të kulturës pran drejtoirsë, Kushtrim Morina, priten në takim pasardhësit, e rapsodëve Salih e Feriz Krasniqin, Naim e Florim Krasniqin.

 ”Ku i përgëzuan për vlerat e këngëve dhe trashëgimisë  folklorike që ia dhanë, këta rapsodë, familjes, fshatit, Llapushës, Kosovës e mbarë kombit shqiptar, njëherit i uruan për çmimin për vepër jetësore që iu është nda nga MKRS-ja, e që është çmim meritor, por edhe  kërkuan që nga ta dhe brezat e rinj të kultivohet kënga folklorike edhe sot, sepse vepra më me zë e rapsodëve Salih e Feriz Krasniqi do të jehonë nëpër shekuj  e gjeneratë pas gjenerate do të trashëgohet dhe do të ndikoj në nxitjen e të rinjve për t’u marrë me këtë veprimtari artistike”. Urime juve  familjarëve, malishevasëve dhe gjithë popullit shqiptar”.

Në fund, Mazreku u tha familjarëve të rapsodëve se do të angazhohet institucionalisht për mbështetje edhe për projektet që u dedikohen rapsodëve si dhe  apeloi tek profesionalistët për angazhim më të madh në këtë fushë të trashëgimisë muzikore, ku Malisheva njihet si trevë burimore folklorike. /TV Malisheva

Share.