Timo Werner besohet se ka bërë zgjedhjen e tij se ku do të vazhdojë karrierën, derisa lidhet me një kalim te Liverpooli.
Sulmuesi i Rasneball Sport Leipzig ka zgjuar interesimin edhe të disa klubeve të tjera angleze si Chelsea e Manchester United.
Në garë për të ishte edhe Interi, mirëpo drejtori sportiv Piero Ausilio ka thënë se ata nuk janë të interesuar edhe pse e di të ardhmen e lojtarit.
“Timo Werner nuk do të vije te Interi”, ka thënë ai për Sky Sports. “Unë i di mendimet e tij për të ardhmen dhe ne nuk do të transferojmë atë”.
“Më pëlqen shumë si lojtar, mirëpo asnjëherë nuk i kemi filluar bisedimet me të për të arritur marrëveshje”, ka shtuar Ausilio.
24-vjeçari duket se e pëlqen kalimin te The Reds, derisa Jugen Klopp dëshiron të bëjë atë sulmuesin kryesor. /Tv Malisheva