Derisa një ministër i Albin Kurtit ka vendosur për Kushtrim Sheremtin që të jetë Drejtor i ri Teatrit Kombëtar të Kosovës, një deputet i kësaj partie ka dalur kundër, në vend që ta sqaronte situatën, Ministria e Kulturës e ka komplikuar edhe më teje.

Teatri Kombëtar i Kosovës ka tashmë dy vjet pa drejtor të përgjithshëm. Ish-drejtori TKK-së, Agim Sopi, e kishte përfunduar mandatin më 18 janar të vitit 2020.

E megjithatë, konkursi për drejtorin e ri nuk ishte hapur deri më 27 dhjetor të po atij viti dhe kishte mbetur i hapur deri më 10 janar 2021. Drejtori i ri, Naser Shatrolli, ishte emëruar vetëm në mars për t’u larguar më 12 maj 2021, pas ankesës së kundërkandidatit Blerim Krasniqi.

Kandidat tjetër ishte edhe Kushtrim Sheremeti, i cili kishte bërë edhe akuza për ndërhyrje politike në proces.

Së fundmi, në media është raportuar se drejtori i ri i TKK-së është zgjedhur kandidati Kushtrim Sheremti.

Mirëpo, Ministria e Kulturës, përmes një komunikate ka njoftuar se procesi i përzgjedhjes së drejtorit të TKK-së ende nuk ka marrë fund.

“Procesi i zgjedhjes së drejtorit të përgjithshëm të Teatrit Kombëtar të Kosovës nuk ka përfunduar. Këshilli Drejtues i TKK ka përfunduar vlerësimin e kandidatëve pas intervistimit (me shkrim dhe me gojë). Ministria e Kulturës do t’i ndjekë afatet ligjore për zhvillimin e hapave të mëtutjeshëm, përfshirë afatin e ankesave, në procesin e përzgjedhjes së drejtorit të përgjithshëm të TKK”.

Ndaj këtij lajmi ka pasur reagime të shumta duke hedhur dyshimet se arsyeja e njoftimit të Ministrisë së Kulturës, ka të bëjë me Z.Haki Abazi, i cili përmes një postimi të bërë në rrjetin e tij social Facebook kishte disa vërejtje, rreth Profilit ideo-politik të Kushtrim Sheremetit, shkruan insajderi.

“Distancohem publikisht nga përzgjedhja e Kushtrim Shermetit si drejtor i Teatrit Kombëtar. 20 vite zhvatje e degradim të vlerave nuk kanë ndodhur vetëvetiu. Kishte edhe krijues edhe zbatues të axhendës por edhe përfitues…”, shkruan ai.

Në gjithë këtë diskutim të bërë duket se Vetëvendosja shpreh haptazi qëndrimin e tyre kundër zgjedhjes se Kushtrimit, këtu del një problem i cili ende nuk ka pasur reagim zyrtar dhe të arsyeshëm sa i përket qëndrimit të VV.

Pas këtij postimi nga ana e Ministrisë së Kulturës ka reaguar edhe dramaturgu Jeton Neziraj.

Ai në Facebook ka shkruar se ky njoftim është ose kërcënim ose paralajmërim. Tutje ai shton se Ministria në të njejtën kohë po mundohet ti qetësojë militantët partiak.

“Ahahahah! Edhe kete e pashe! Cka po paralajmerojne!? Kisha me thane: asgje, sall pasigurine e vet e cila i ka shoqnu qysh prej fillimi. Por ndoshta edhe jo! Ndoshta ashte pernime paralajmerim, ose kercenim! Se, na debila nuk jemi mos me e dijte qe procesi nuk ka perfundu akoma dhe se duhen perfille procedurat! Pra, pyetja qe shtrohet ashte: pse kan pase nevoje me qite keso lajmi tash? Per kend? Me i qetesu militantat? Kesaj pune i thone karashmak!”, shkruan ai./TV Malisheva

 

 

 

Share.