Drejtori i Drejtoratit për Shëndetësi në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi, e ka cilësuar si shqetësuese dhe alarmante rritjen e rasteve me Covid 19 në Kosovë e veqanarisht në Prishtinë.
“Bazuar në të dhënat e marra nga IKShP dhe raportin e konsoliduar nga Shtabi Emergjent në Prishtinë del se momentalisht, që nga data 20 Mars deri sot kemi 1963 raste me #covid19 prej të cilave 1209 raste janë ende aktive. Kemi 732 raste të shëruara dhe zyrtarisht të konfirmuara 22 raste që kanë përfunduar me fatalitet”
“Mbajtja e maskës është një prej tri rregullave kryesore dhe masave mbrojëse për parandalimin e përhapjes së virusit dhe rëndimin e situatës edhe më shumë” shkruan ai në Facebook.
Postimi i plotë:
Alarmante dhe shqetësuese rritja e shpejtë dhe e vazhdueshme e rasteve të reja me #covid19 në gjithë Kosovën, e sidomos në Prishtinë.
Bazuar në të dhënat e marra nga IKShP dhe raportin e konsoliduar nga Shtabi Emergjent në Prishtinë del se momentalisht, që nga data 20 Mars deri sot kemi 1963 raste me #covid19 prej të cilave 1209 raste janë ende aktive. Kemi 732 raste të shëruara dhe zyrtarisht të konfirmuara 22 raste që kanë përfunduar me fatalitet.
Mbajtja e maskës është një prej tri rregullave kryesore dhe masave mbrojëse për parandalimin e përhapjes së virusit dhe rëndimin e situatës edhe më shumë.
Të gjithë e kemi obligim që të ruajmë veten dhe të tjerët rreth nesh e të jemi të ndërgjegjshëm.
Sepse vetëm #bashkë mund të e tejkalojmë këtë sfidë!
Vazhdoni t’i mbani maskat, dezinfektoni duart dhe mbani distancë!
#prishtina 💙
#shpiPRkrejt 🏡