Në bazë të opinionit dhe kërkesave gjatë këtyre ditëve që janë të drejta sa i përket punëve pranverore konsiderojmë që Masat e marra nga Qeveria nuk ndihmojnë në rimëkëmbjen e Bujqësisë, ato vetëm sa e varfërojnë këtë Sektor.

Komuna e Malishevës ashtu si e gjithë Kosova sektori më i rëndësishëm ësht Bujqësia , mbijetesa e Fermerëve dhe e gjithë atyre që merren me të gjitha kulturat bujqësore këto masa vetëm sa e dëmtojnë dhe më shumë këtë Sektor , shtetet si Gjermania , Zvicra , Holanda dhe shumë të tjera dhe pse në Kohe Pandemie ju është lejuar Punimi i Tokave Bujqësore me masa shumë të shtuara të rekomanduara nga Ministria e Shëndetësisë
Masat e reja të Ministrisë së Shëndetësisë, në emër të parandalimit të Covid-19 dhe menaxhimit të gjendjes në vend, cenojnë rëndë të drejtën për punë, si e drejtë e garantuar me kushtetutë dhe me ligjet tona në fuqi.

Një orē e gjysmë në ditë një fermeri nuk do ti mjaftojë as për të shkuar në vend- punishte, e leje më të përfundojë punët.

Fermerët nuk janë përfitues të asnjë Pako Emergjente dhe pse ata janë vetë “Pako Emergjente për familjet e tyre”

Kërkojm nga Kryeministri në detyrë

Ministri Financave dhe Transfereve që dhe Bujqit të përfshihen në Pakon Emergjente
Qeveria të reflektojë, burim i të ardhurave pēr mbijetesë i shumicës së banorëve të komunës së Malishevës , mbetet bujqësia.

Me respekt
D.B.P.ZH.R/ Tv Malisheva

Share.