Janë mbyllur pjesët e para në tri duelet përmbyllëse të javës së 11-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Drenica ka arritur të shkojë në pushim me rezultat të barabartë 0:0 me Ballkanin në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj, raporton TV Malisheva.
Ballkani ishte dominues në fraksionin e parë, por pa mundur të arrijë epërsinë.
Trepça ’89 në anën tjetër është në avantazh 1:0 ndaj Llapit pas pjesës së parë.
Takimi në fjalë po zhvillohet në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë.
Me rezultat të barabartë pa gola janë mbyllur 45 minutat e para edhe në takimin Malisheva – Gjilani, edhe pse në minutën e 29′ Malisheva shënoi përmes Sobowale, por goli u anulua përshkak se ishte shënuar nga pozita jashtë loje.