Drenica ka triumfuar në një derbi rajonal ndaj Feronikelit pas një kohe të gjatë. ‘Kuqezinjtë’ triumfuan me rezultat minimal ndaj kampionëve në fuqi në ndeshjen e zhvilluar në “Bajram Aliu” të Skenderajt, shkruan Gazetasheshi.com.
Qemail Elshani vendos me një gol të vetëm në këtë ndeshje, gol i cili i vështirëson punët Feronikelit në mbrojtjen e titullit kampion dhe që i lëviz karrigen trajnerit malazez të “Niklit” Dejan Vukiçeviq.
Me rezultat minimal triumfoi edhe Vushtrria në duel me Llapin në “Ferki Aliu” të Vushtrrisë, shkruan Gazetasheshi.com.
Autor i vetëm i golit në këtë përballje ishte sulmuesi Eri Lamçja.
Me këtë fitore vushtrriasit ngriten në kuotën e 9 pikëve dhe shpresojnë në mbijetesë, ndërkohë Llapi bën tjetër hap fals në luftën për titullin kampion.