Këtë e ka bërë të ditur vet klubi, i cili nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare ka njoftuar se klubi ka arritur një marrëveshje 1 vjeçare me mesfushorin e njohur nga Vushtrria.
26 vjeçari ka bërë karriere në shumë skuadra si: PC Prishtina, KF Trepça ‘89, KS Besa Kavajë, KF Laçi, KF Partizani, FC Kamza, KF Vushtrria , kurse ekipi ku u paraqit se fundmi ishte KF Flamurtari (Vlorë), nga ku edhe transferohet te Drenica.
Mustafa do t’i bashkohet ekipit menjëherë në stërvitje që nga dita e sotme. Ndërkohë prezentimi i tij do të behët gjatë ditëve në vijim.