Skuadra e Drenicës ka ndërprerë kontratat e dhjetë futbollistëve.
Bëhet fjalë për Almedin Muratin, Albutrint Morinën, Arbios Thaçin, Ehat Gjokën, Flamur Kadriun, Jeton Dushin, Lulzim Doshlakun, Muharrem Musën, Valto Zeqajn dhe Vildan Kerim.
Këtë e ka bërë të ditur vetëm para pak çastesh vetë skuadra nga “Bajram Aliu” përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.
Gjithashtu, klubi kuqezi ka falenderuar secilin veç e veç për kontributin e tyre për fanellën nga Skenderaj, teksa uroi më të mirën për ta në vitet në vazhdim të karrierës./TV Malisheva